Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Lajme > Arbëria > Analisti Afrim Kasolli kërkon dorëheqje morale të Presidentes Osmani për manipulim me çështje shtetërore

Analisti Afrim Kasolli kërkon dorëheqje morale të Presidentes Osmani për manipulim me çështje shtetërore

Deklaratat e Presidentes së Kosovës, Vjosa Osmani, gjatë një fjalimi në një universitet në SHBA, kanë ngritur shqetësime dhe diskutime të shumta.

Ajo ka pohuar se ka pasur informacione të besueshme se Presidenti amerikan Donald Trump ka ndaluar një përshkallëzim të mundshëm të tensioneve nga Serbia drejt Kosovës.

Kjo deklaratë e ka vënë Presidenten Osmani në qendër të kritikave, duke hapur dy mundësi, sipas analistit Afrim Kasolli.

Kasolli thekson se e para mundësi është që Osmani ka pasur informacionet në fjalë, por nëse ajo nuk ofron një shpjegim të detajuar për masat që shteti i Kosovës ka ndërmarrë për të përballuar këtë “sulm potencial”, atëherë kjo mund të interpretohet si indiferencë ndaj rrezikut kombëtar.

“Deklarimet e Presidentes Osmani ne nje kateder private universitare ne ShBA, se ka informata te besushme qe Presidenti Trump e ka ndalur nje pershkallezim te Serbise ne drejtim te Kosoves shume vone, mund te reduktohen ne dy mundesi. E para ajo ka gjasa t’i kete ato, por nese nuk ofron nje shpjegim te detajuar per masat shteterore qe ka nderrmarr per ta përballuar ate sulm potencial eshte shfaqur indiferente ndaj ketij rreziku nacional. Aktualisht NATO si force përgjegjëse per sigurinë e Kosovës, sipas mediumit Ekspres ka refuzuar t’i komentoj prerendime te tilla”, ka shkruar Kasolli.

Në variantin e dytë, analisti Kasolli sugjeron se mund të jetë një tentativë nga ana e Presidentes Osmani për të bërë përshtypje tek Presidenti Trump, duke shpallur diçka që mund t’i sjellë përfitime politike. Kasolli vlerëson se, në të dyja rastet, kemi të bëjmë me një manipulim të mundshëm të informacionit në lidhje me çështje të ndjeshme shtetërore, që mund të ketë pasoja serioze për sigurinë dhe interesat e Kosovës.

Përfundimisht, Kasolli argumenton se, për shkak të rëndësisë dhe pasojave të mundshme të këtyre deklaratave, dorëheqja morale e Presidentes Osmani duhet të jetë një mundësi që të merret në konsideratë.

Postimi i plotë:

Deklarimet e Presidentes Osmani ne nje kateder private universitare ne ShBA, se ka informata te besushme qe Presidenti Trump e ka ndalur nje pershkallezim te Serbise ne drejtim te Kosoves shume vone, mund te reduktohen ne dy mundesi. E para ajo ka gjasa t’i kete ato, por nese nuk ofron nje shpjegim te detajuar per masat shteterore qe ka nderrmarr per ta përballuar ate sulm potencial eshte shfaqur indiferente ndaj ketij rreziku nacional. Aktualisht NATO si force përgjegjëse per sigurinë e Kosovës, sipas mediumit Ekspres ka refuzuar t’i komentoj prerendime te tilla. Ose ajo nuk i ka pasur ato, por per t’i bere qejfin Presidentit Trump, ka deklauar dicka qe ka shpresuar se i shkon atij ne vesh si shans per perfitim politik. Por ne te dy rastet kemi te bejme me nje manipulim me ceshtje sensitive shtetërore. Prandaj, dorëheqja morale i mbetet i vetmi opsion ne tavoline. /TVARBËRIA