Kohën e fundit janë shtuar shqetësimet mbi reduktimin e mundshëm të rolit amerikan në të ardhmen si në Evropë në përgjithësi, ashtu edhe në Ballkanin Perëndimor në veçanti.
Ngase Uashingtoni tash e tutje do të jetë më shumë i fokusuar në vatra tjera të krizave gjeopolitike, siç janë Lindja e Mesme dhe rajoni i Azi Paqësorit. Para pak dite në një intervistë për mediumin Evropa e Lirë, Milan Niç, nga Këshilli Gjerman për Marrëdhënie me Jashtë, ka pohuar “roli i Shteteve të Bashkuara në Ballkanin Perëndimor do të zvogëlohet, pavarësisht se kush i fiton zgjedhjet atje.
Prandaj, i njëjti autor bënë thirrje, që Bashkimi Evropian, e sidomos Gjermania të angazhohet më seriozisht në zgjidhjen e konflikteve të mbetura në Ballkanin Perëndimor”.
Sa është real ky rrezik dhe çfarë pasoja do të kishte si për rajonin ashtu edhe për Kosovën, mediumi TV Arbëria ka zhvilluar një bashkëbisedim me analistët Visar Ymeri dhe Afrim Kasolli
Visar Ymeri: Nuk dua të besoj që SHBA-të nuk do të jenë të angazhuara në Ballkanin Perëndimor, ndonëse krizat tjera në botë mund ta zhvendosin vëmendjen e Uashingtonit nga rajoni.
Analsti Visar Ymeri, është shprehur se krizat e tjera në botë mund ta zhvendosin vëmendjen e Uashingtonit nga rajoni.
Ai tutje potencon se angazhimi I SHBA-ve ka qenë i lëvizshëm, përmend dy faktor.
“Angazhimi i Shteteve të Bashkuara të Amerikës ka qenë i lëvizshëm varësisht dy faktorëve kryesor, e para është do të thotë qasja politike e administratës në pushtet, për shembull kemi pasur qasje të ndryshme nga presidenti Obama krahasuar me presidentin Bush, pastaj krahasuar me presidentin Biden, po flas në raport me rajonin në përgjithësi…”, ka thënë Ymeri.
Për më shumë ndiqni intervistën:
Kasolli skeptik se ndonjë shtet nga Bashkimi Evropian do ta kompensojë vakumin gjeopolitik amerikan në Ballkanin Perendimor
Në anën tjetër analisti politik Afrim Kasolli është shprehur skeptik se ndonjë shtet nga Bashkimi Evropian do ta kompensojë vakumin gjeopolitik amerikan në Ballkanin Perendimor.
Ai gjithashtu thotë se SHBA-të tani po përballen me disa kriza të tjera.
“Kohëve të fundit Shtetet e Bashkuara të Amerikës po përballen edhe me disa kriza të tjera që po ashtu janë interes strategjik i tyre për t’i menaxhuar dhe kontrolluar, dhe me disa sfida të tjera gjeopolitike. Lufta në Lindjen e Mesme ka tërhequr në mas të madhe enrgjitë amerikane dhe duke e marrë parasysh rëndësinë ekonomike- strategjike që e ka ai rajon, është interes primarë i SHBA-ve për ta mbajtur në kontroll krizën. Jo vetëm lufta në teren por ne kemi parë edhe sulme që janë zhvilluar nga grupi rebel Hudhi në ngushticën e detit të kuq, çfarë pasoja ekonomike ka pasur për botën e të mos flasim për resurset energjetike, gazet e tjera që I posedon ai rajon dhe se një eskalim dhe një kaos më i madh në atë botë do të kishte implikime tektonike-ekonomike për botën…’, ka thënë Kasolli.
Për më shumë ndiqni intervistën: