Përgatiti: Afrim Kasolli
Gjate ditës së djeshme Fondi i Kursimeve Pensionale (Trusti) ka njoftuar opinionin publik se ia ka dalur që të shënojë “nivelin më të lartë të kthimit bruto nga investimet gjashtëmujore, duke arritur rreth 312 milionë euro gjatë periudhës 1 janar – 30 qershor 2026”.
Sipas statistikave të publikuara nga ky institucion, “ky është rekordi i kthimit bruto nga investimet në një gjysmë viti që nga themelimi i fondit”.
Ka mjaftuar ky prezantim që pa humbur kohë kryeministri në detyrë të tentoi ta përvetësoi një përfitim të tillë si rezultat i politikave të tij të sukseshme qeveritare. Në një reagim në rrjetin e tij social, ai ka theksuar se që nga fillimi i vitit 2023 deri në fund të qershorit 2026, Trusti ka akumuluar gjithsej rreth 556 milionë euro kthim bruto nga investimet. Ky bilanc pozitiv sipas kryeministrit në detyrë, tregon për rëndësinë e qeverisjes së mirë, profesionalizmit, integritetit dhe përgjegjësisë institucionale, duke shtuar se institucionet publike përparojnë kur përgjegjësitë u besohen profesionistëve dhe interesi i qytetarëve vendoset mbi çdo interes tjetër.
Megjithatë, krejt këtë krekosje të Kurtit më këtë sukses financiar të Trustit, gazetari i njohur i ekonomisë, Lavdi Hamidi e ka cilësuar si manipulim me shifra të cilat e mbulojnjë një dështim tjetër për ekonominë tonë edhe ashtu në para kolapsit. Nëpërmjet një reagimi në rrejtin e tij social, gazetari në fjalë, ka bërë të ditur, se derisa Albin Kurti po flet për 312 milionë euro fitime, po maskohet fakti i mbi 3 miliardë eurove të grumbulluara nga ky institucion të investuara jashtë vendit. Pra çdo vit Kosova i nxjerr nga 350 milionë euro nga pagat dhe kontributet e qytetarëve të saj në institucionet financiare ndërkombëtare. Me këtë rast, “norma mesatare e interesit në kreditë konsumuese ka arritur rekordin, po sillet rreth 8 %, përderisa fitimi vjetor neto i bankave është rreth 200 milionë euro. Me mjetet e Trustit shteti mundet mi subvencionu kreditë duke i ulur normat e interesit nga të cilat do të përfitonin ekonomitë familjare, bizneset, ekonomia e vendit në përgjithësi”.
Pra rendimi i gjendjen ekonomike paralelisht me eksportimin e parasë nga Kosova, paraqesin anën erret te përftimeve ekonomike si të Trustit ashtu edhe të institucioneve financiare që operojnë ne Kosovës dhe ato në nivel ndërkombëtar. Një dëshmi kjo, se ky pushtet e ka shndërruar vetën vetëm në trampolinë të pushtetit global financiar, pavarësisht kostos që rëndon mbi qytetarët e Kosovës.