Skip to main content

Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Kryesore > Amorim: Dua të qëndroj te Man Utd për 20 vitet e ardhshme

Amorim: Dua të qëndroj te Man Utd për 20 vitet e ardhshme

Trajneri portugez i Manchester United, Ruben Amorim, ka befasuar të gjithë me një deklaratë plot vetëbesim për të ardhmen e tij në “Old Trafford”.

Në një prononcim për mediat, Amorim u shpreh i vendosur të qëndrojë për një periudhë jashtëzakonisht të gjatë me “Djajtë e Kuq”.

“Dua të qëndroj te Man United për 20 vitet e ardhshme. Po, 20 vjet! Është objektivi im, qëllimi im. Mund ta bëj”, tha ai.

Në një kohë kur Manchester United po përpiqet të rikthehet në majat e futbollit anglez dhe evropian, ky zotim i trajnerit portugez shihet si një sinjal i qartë i besimit dhe ambicies për të ndërtuar një projekt afatgjatë.