Skip to main content

Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Kryesore > Amina Nuraj publikon librin “Unë, bija e Atdheut” – rrëfim personal për identitetin, rrënjët dhe kontributin kombëtar

Amina Nuraj publikon librin “Unë, bija e Atdheut” – rrëfim personal për identitetin, rrënjët dhe kontributin kombëtar

Autorja Amina Nuraj ka njoftuar publikimin e librit të saj të parë me titullin “Unë, bija e Atdheut”, një rrëfim personal që përshkruan kthimin e saj në identitetin shqiptar, rrënjët familjare dhe përvojën në shërbim të çështjes kombëtare.

Përmes një njoftimi në rrjetet sociale, Nuraj ka ndarë emocionin e publikimit të librit, duke e quajtur atë një “copë të shpirtit të saj të vendosur në letër”.

“Të dashur vëllezër dhe motra, jam shumë e lumtur t’ju njoftoj se libri im ‘Unë, bija e Atdheut’ sapo është botuar! Për momentin, vendi i shitjes do të jetë në Mitrovicë në ‘GIFT SHOP’ pranë Komunës në Mitrovicë dhe online. Kushdo që është i interesuar mund të më kontaktojë në mesanxher,” ka shkruar ajo.

Libri, i cili ka 191 faqe dhe kushton 20 euro, përmban historinë e autores për rikthimin në kombin ku i përket, si dhe pjesë nga historia e familjes së nënës së saj. Ai pasurohet edhe me fotografi të vjetra nga Sanxhaku dhe pamje nga projektet e realizuara në zyrën e Këshillit Kombëtar Shqiptar në Novi Pazar.

“Jam mirënjohëse nga thellësia e zemrës për të gjithë donatorët që më ndihmuan ta vendosja këtë copë të shpirtit tim në letër,” shkruan Nuraj me theks të veçantë në mirënjohjen për përkrahjen që ka marrë.