Izraeli ka “mbështetjen e plotë” të Amerikës pasi “mbrohet” kundër “grupeve terroriste të mbështetura nga Irani”, tha sekretari amerikan i mbrojtjes.Loyd Austin tha se foli me homologun e tij izraelit, Yoav Gallant, dy herë të premten – ditën kur Izraeli vrau liderin e Hezbollahut, Hassan Nasrallah.
“Theksova se Shtetet e Bashkuara janë të vendosura për të parandaluar Iranin dhe partnerët dhe përfaqësuesit e mbështetur nga Irani që të shfrytëzojnë situatën ose të zgjerojnë konfliktin”, tha sekretari amerikan.“E bëra të qartë se Shtetet e Bashkuara mbeten të vendosura për të mbrojtur forcat dhe objektet amerikane në rajon dhe të përkushtuara për mbrojtjen e Izraelit”, shtoi ai në X.