Ramiz Tafilaj, deklaroi se Amerika do të jetë mik i Kosovës sepse jemi pjesë strategjike e politikës amerikane.
I ftuar në emisionin n’Pult me Resim Morina, prodhim ky i TV Arbëria, veprimtari i çështjes kombëtare, Ramiz Tafilaj, tha se Ballkani është një urë lidhëse e botës, dhe pa Ballkanin nuk ka stabilitet askund.
“Deshtëm apo s’deshtëm ne kosovarët, Kosova do të jetë shtet i pavarur dhe demokratik. Deshtëm ne apo s’deshtëm me pas mik Amerikën, ajo do të jetë sepse jemi edhe pjesë strategjike e politikës amerikane, sepse Ballkani është një urë lidhëse e botës, dhe pa Ballkanin nuk ka me pas stabilitet askund”, deklaroi ai.
Gjithashtu, i njëjti theksoi se deshti apo s’deshti Amerika, Kosova i ka mbetë mik e cila e do demokracinë dhe nuk synon okupime të tokave tjera.
“Deshti s’deshti Amerika, ne i kemi mbetë si mik i cili e donë demokracinë, e don lirinë dhe nuk synon okupime të tokave të tjera”, tha ai./tvarbëria/