Ambasadorja e Izraelit në Kosovë, Tamar Ziv, ka komentuar situatën në Lindjen e Mesme dhe konfliktin në Gaza gjatë pjesëmarrjes së saj në emisionin ARB Debat të Arberia TV.
“Mendoj se nga shumë kundërshtime jemi ne një situatë më të mirë se sa ishim gjatë këtyre viteve. Si e dini, Izraeli fitoi në shtatë fronte të ndyrshme. Sigurisht, Gaza pas sulmit të Hamasit më 7 tetor 2023, ishte vendi ku filloi lufta. Por, përveç kësaj, nëse kujtoheni Hezbollahu iu bashkua luftimeve nga Libani. Hezbollahu është një organizatë terroriste shumë e njohur për mizoritë e saj. Kishte gjithashtu një front me Iranin, Bregun Perëndimor, Irak dhe sigurisht Houthit në Jemen”.
“Pra, në thelb nëse e shohim rajonin e Lindjes së Mesme në tërësi, situata është përmirësuar sepse kemi arritur ta dobësojmë ndjeshëm Hezbollahun si rezultat i ndryshimeve që ndodhën në Liban. Poashtu regjimi në Siri ka ndryshuar, dhe Asadi, i cili ishte shumë pro-iranian dhe mbështetës i bushtit nga Irani përmes Sirisë deri në Liban, në fakt është rrëzuar. Tani jemi madje në një situatë ku po zhvillojmë diskutime me sirianët për ndonjë lloj marrëveshje të mundshme”.
“Situata në Liban ka ndryshuar ndjeshëm, dhe qeveria libaneze po merr përgjegjësi për situatën e sigurisë atje duke u përpjekur, le të themi, të vendos kontroll mbi armët e Hezbollahut dhe çështje të tjera, sipas marrëveshjes. Pra, në thelb nga shumë aspekte, situata është përmirësuar dhe gjithashtu nga këndvështrimi izraelit, situata në Gaza është më e mirë se c’ishte, sigurisht më 7 tetor. Por duhet të them se në Gaza, situata mbetet ende shumë delikate dhe e paqartë. Hamasi, që është një organizatë terroriste e tmerrshme, ende në thelb kontrollon më shumë se 50% të territorit të Gazës, por në praktikë ka nën kontroll më shumë se 2 milionë njerëz brenda rripit të Gazës. Dhe siç e keni parë, ata janë jashtëzakonisht mizorë”.