Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Kryesore > Ambasadori Westerlund thotë se gjenerata e re duhet ta mbrojë vendin dhe demokracinë nga korrupsioni

Ambasadori Westerlund thotë se gjenerata e re duhet ta mbrojë vendin dhe demokracinë nga korrupsioni

Instituti Demokratik i Kosovës (KDI)/ Transparency International Kosova (TIK), në kuadër të aktiviteteve për shënimin e 9 dhjetorit – Ditës Ndërkombëtare Kundër Korrupsionit, ka organizuar konferencë me temën “Rinia për integritet politik”, raporton Ekonomia Online.

Koordinatorja e programeve në Institutin Demokratik të Kosovës, Edita Mustafa-Salihi ka deklaruar se kjo konferencë do të shërbejë për të kontribuar në një Kosovë të lirë dhe pa korrupsion.

“Këtë vit angazhimin tonë të përhershëm e kemi ndryshuar me një energji dhe audiencë. Ju e dini që sivjet ka qenë vit zgjedhor në të gjithë botën ,72 shtete kanë qenë në zgjedhje. Uroj shumë që ky bashkëbisedim të shërbejë për të kontribuar në një Kosovë të lirë nga korrupsioni”, ka thënë Mustafa-Salihu.

Ambasadori i Suedisë në Kosovë, Jonas Westerlund ka theksuar se ndryshimet historike, lufta kundër korrupsionit është bërë nga gjeneratat e reja.

Tutje, ai shtoi se korrupsioni është kërcënim për demokracinë dhe rrezikon besimin e qytetarëve, mirëpo sipas tij, kjo ndalohet me raportimin e keqbërësve dhe duke treguar transparencë.

“Gjithnjë kam kënaqësinë të punoj për këtë çështje të ditës kundër korrupsionit. Demokracia është gjë e rëndësishme që siguron të dëgjohet dhe të respektohet zëri i qytetarit. Të marrim shembull Korenë Jugore javën e kaluar u ngritën për demokraci kur presidenti deshi të bëjë ligjin ushtarak. Korrupsioni është ai kërcënim për demokracinë, rrezikon besimin te qytetaret dhe në aspektin moral të shoqërisë. Është një mënyrë e lehtë dhe nuk e shihni nganjëherë është e vështirë.  Lufta nuk është vetëm përgjegjësi e Qeverisë, por edhe shoqërisë civile qytetarëve e gazetarëve. Aktivistët qytetarë luajnë rol ku janë vigjilent dhe marrin pjesë në aktivitet dhe duke raportuar keq bërjen dhe duke treguar transparencë. Nëse shikojmë shumë ndryshime në histori janë bërë nga gjenerata e re. Kemi një numër të aktivistëve të famshëm dhe duhet të kemi tatim pagues të zemëruar, jemi të lumtur te mbështesim KDI-në dhe do të mbështesim me 700 mijë euro për këto tre vite.”, ka theksuar ai.

Kandidati për deputet nga Partia Demokratike e Kosovës, Ilirik Musliu, ka theksuar se bashkë me rininë Kosova mund të ketë një të ardhme të ndritur.

“Tek rinia shoh përgatitje dhe angazhim dhe përkushtim të madh për të ndryshuar normat shoqërorë dhe shtetërore për të pasur një të ardhme të ndritur. Rinia asnjëherë nuk e kam parë sikur votues, por si arkitekt i zgjedhjes së ardhmes. Po punoj me kapitalizuar këtë angazhim duke ofruar hapësirë mekanizma me qëllim me qenë vendimmarrës, monitorues dhe vetëm në këtë mënyrë mund të bëjmë më të mirën e mundshme. Lufta kundër korrupsionit nuk mundet vetëm rinia por duhet bashkëpunim kolektiv”, ka potencuar Musliu.

Kandidati për deputet nga Lidhja Demokratike e Kosovës, Paris Guri ka thënë se aktivizimi i të rinjve në politikë është e domosdoshme dhe e rëndësishme për të kthyer shpresën në vend.

“Aktivizimi i të rinjve në politikë është i domosdoshme dhe sesi të rinjtë mundemi qëv të punojmë dhe ta bëjmë jë Kosovë më të mirë. Është e rëndësishme që kthehet shpresa për të jetuar në Kosovë. Është obligim i yni bashkë me partitë tjera, shoqërinë civile e të rinjtë që të kthejmë shpresën në vend. Duke i plotësuar këto kritere mund ta kemi një Kosovë që mund të kontribuojë për vendin, ka thënë Guri.

Kandidatja për deputete nga Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës, Diellza Kukaj ka ftuar të rinjtë që të bëhet pjesë e prizmave politike për të mirën e Kosovës.

“Kosova e ka fatin të jetë shtetin me popullsinë më të re në Evropë, dhe jemi ne qendër për transformim më të mirë, kjo ka parasysh luftën e korrupsionit. Kemi një potencial të jashtëzakonshëm dhe mund të bëjmë më mirë. E kam ndje peshën e përgjegjësisë dhe kandidimi im do të sjellë ndryshime. Konsideroj që secili i ri duhet të investojë kohë të vlefshme dhe të vërtetojë që politika nuk është aq e keqe duhet të shihet në prizmin se si të ndryshohet Kosova për të mirë”, ka potencuar Kukaj.