Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Bota > Ambasadori rus në Beograd: Perëndimi po e kërcënon Serbinë

Ambasadori rus në Beograd: Perëndimi po e kërcënon Serbinë

Ambasadori i Federatës Ruse në Beograd, Alexandar Botsan-Kharchenko ka pretenduar në një intervistë për median ruse “Vjedomosti” se Perëndimi po e kërcënon presidentin serb Aleksandar Vuçiq.

Ai ka pretenduar se “kërcënimet vijnë për shkak se Serbia po refuzon të vendosë sanksione kundër Rusisë”.

“Perëndimi po e kërcënon Beogradin me “sanksione sekondare” për shkak të refuzimit të saj që t’i bashkohet sanksioneve kundër Rusisë. BE dhe SHBA po përpiqen të provojnë se Serbia, si vend kandidat për anëtarësim në BE, duhet ta rishqyrtojë politikën e saj të jashtme. Konkretisht, Vuçiqit i është bërë të qartë se si ndëshkim, ata mund t’i bllokojnë negociatat për anëtarësim, të kufizojnë qasje në fondet e BE dhe ta suspendojnë regjimin pa viza për Serbinë. Përmenden edhe kërcënimet për zvogëlimin e investimeve perëndimore”, ka pretenduar ambasadori rus në Beograd.

Sipas fjalëve të Botsan-Kharchenkos, skenarë të tillë janë shumë të dhimbshëm për Serbinë, pasi ky vend “është nisur me tempo të mirë të zhvillimit ekonomik”. /TV Arbëria

Themes by WordPress