Ambasadori i Shqipërisë në Kosovë, Petrit Malaj, informon se me 29 maj nga ora 19:30 në sheshin “Zahir Pajaziti” në Prishtinë, do të organizohet mbrëmja e veçantë në të cilën Orkestra Frymore e Forcave të Armatosura të Republikës së Shqipërisë sjell koncertin “Melodia e Lirisë” me shije muzikore kombëtare e ndërkombëtare.
“Në vitin e 80 vjetorit të çlirimit të Shqipërisë 🇦🇱 dhe 25 vjetorit të çlirimit të Kosovës🇽🇰 Orkestra Frymore e Forcave të Armatosura të Republikës së Shqipërisë sjell këtë mbrëmje koncertin “Melodia e Lirisë” me shije muzikore kombëtare e ndërkombëtare”, shkruan ambasadori.
Ambasadori fton audiencën që të marrin pjesë në këtë ngjarje për të cilën thotë se “do ndjeni ritme të gjalla, melodi të mrekullueshme dhe emocione të forta!”.