Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Lajme > Ambasadori Malaj: Marrëdhëniet Shqipëri-Kosovë kanë qenë, janë dhe do të jenë shumë të mira

Ambasadori Malaj: Marrëdhëniet Shqipëri-Kosovë kanë qenë, janë dhe do të jenë shumë të mira

Petrit Malaj ka pak më tepër se një muaj prej që ka marrë detyrën e Ambasadorit të Shqipërisë në Kosovë.

Për këtë periudhë ai ka zhvilluar një mori takimesh me drejtues institucionalë e politikë.

Në intervistën për KlanKosova.tv diplomati shqiptar ka treguar se kudo që ka shkuar, pritja ka qenë sa vëllazërore aq edhe diplomatike. Duke qenë se në Prishtinë ka ardhur në një periudhë kur raportet Kosovë – Shqipëri janë të diskutueshme, ai e thotë krejt diçka tjetër për këtë marrëdhënie.

“Marrëdhëniet janë shumë të mira mes Republikës së Shqipërisë dhe Republikës së Kosovës. Kanë qenë të tilla dhe do të vazhdojnë të jenë. Marrëdhëniet nuk përcaktohen nga një moment, fjali, apo term i caktuar në një moment të caktuar. Marrëdhëniet janë gjithëpërfshirëse, marrëdhëniet kanë qenë historike dhe marrëdhënie të tilla do të jenë”, është shprehur ai.

Malaj thekson se Shqipëria mbështet Kosovën në arenën ndërkombëtare dhe këtë, ai shton se kujdeset ta bëjë kryeministri Edi Rama.

/TV Arbëria

Powered by WordPress