Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Lajme > Ambasadori izraelit në OKB-së: Izraeli do të mbrojë vehten!

Ambasadori izraelit në OKB-së: Izraeli do të mbrojë vehten!

Ambasadori izraelit që OKB, Danny Danon i tha Këshillit të Sigurimit se Izraeli nuk e kishte përjashtuar mundësinë e sulmeve të mëtejshme ndaj milicisë shiite libaneze Hezbollah.“Ne nuk do të lejojmë Hezbollahun të vazhdojë provokimet e tij. Veprimet shkelin ligjin ndërkombëtar dhe Izraeli do të mbrojë veten”, i tha Danon organit të fuqishëm të OKB-së në Nju Jork.

Ambasadori tha se që nga sulmet vdekjeprurëse të 7 tetorit të organizuara nga organizata militante palestineze Hamas, e cila shkaktoi luftën në Gaza, Hezbollahu ka lëshuar më shumë se 8 000 raketa ndaj Izraelit. ”Dhjetra njerëz janë vrarë dhe dhjetëra mijëra janë zhvendosur”, theksoi Danon.