Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Politika > Ambasadori i Qipros: Kosovën s’e njohim, por është koha t’ia japim një shans paqes

Ambasadori i Qipros: Kosovën s’e njohim, por është koha t’ia japim një shans paqes

Ambasadori i Qipros në Serbi, Dimitrios Teophylaktu, në një intervistë në emisionin e mëngjesit në televizionin “Nova TV” ka folur edhe për dialogun në mes të Kosovës dhe Serbisë dhe pozicionin e shtetit të tij për pavarësinë e Kosovës.

Ai ka thënë se Qipro nuk e ndryshon qëndrimin për pavarësinë e Kosovës megjithatë ka shtuar se dëshirojnë t’i japin paqes një shans.

Teophylaktu ka folur edhe për propozimin franko-gjerman duke thënë se Bashkimi Evropian dëshiron që t’i japë një shansë dialogut në mes të Kosovës dhe Serbisë.

Diplomati qipriot tutje ka thënë se është e qartë që Serbia nuk do ta njohë Kosovën, njëjtë sikurse Qipro, por sipas tij është koha që t’i jepet paqes një shans.

/TV Arbëria

Powered by WordPress