Instituti Demokratik i Kosovës (KDI) ka mbajtur tryezën e diskutimit lidhur me financimin e subjekteve politike në Kosovë, pas ndryshimeve të fundit ligjore.
Ambasadori i Republikës së Çekisë në Kosovë, Pavel Bilek, tha se liberalizimi i vizave për Kosovën është në rrugë të mirë dhe se janë bërë hapa konkretë në këtë drejtim.
Ai madje përmendin edhe dorëzimin e aplikimit për anëtarësim në Pragë nga kryeministri Albin Kurti, duke e konsideruar këtë ditë me rëndësi.
“Republika Çeke ka bërë hapa dhe ka pasur rezultate të mira sa i përket vizave në mënyrë që të ketë një konsensus. Dje ka pasë një takim të rëndësishëm. Liberalizimi i vizave është në rrugë të mirë”.
“…sot është një ditë e mirë për Kosovën sepse kryeministri juaj në Pragë dorëzon aplikim për BE. Ky është një shembull i shkëmbit të ideve me Kosovës, kështu që synimi për të bërë fushata politike”.
Kryetari i Komisionit Qendror Zgjedhor (KQZ) Kreshnik Radoniqi, duke folur për ligjin e ri tha se partitë obligohen që cdo tre muaj të deklarojnë mënyrën e financimit.
“Si KQZ besoj kemi kontribuar për zgjedhje. Ligji i ri obligon partitë politike të bëjnë çdo tre muaj llogari të financimit. Që nga viti i ardhshëm zyra do të nxjerr një audutim me konkurs”.
“Jam shumë i vetëdijshëm që mund të flasim për këtë temë, por kjo kërkon shumë financim për qytetarët dhe partitë politike”.
Ordjen Kopenc, drejtor i Transparency International në Çeki përkundër që lavdëroi punë e bërë në ligj tha se od të dalin sfida gjatë implementimi.
“Jam i lumtur që sot të diskutojmë për partitë politike në lidhje me financimin për këtë ligj. Zbatimi do të tregoj se do të ketë disa sfida teknike”.
Eugen Canolli, hulumtues i lartë në KDI. tha se ky ligj ka mangësi dhe se zyrës së kontrollit duhet që t’i shtohen edhe tre persona.
“…pavarësisht me përmirësime të ndjeshme ligji ka ende mangësi. Zyrës do t’i shtohen edhe personat e kontrollit do të ketë 3 persona. Ligji i ri ka sjell edhe avancim sa i përket përfitimeve financiare që do të kenë subjekte politike”. /TV Arbëria