Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Featured > Ambasadori Hovenier në Qeveri

Ambasadori Hovenier në Qeveri

Ambasadori amerikan në Kosovë, Jeff Hovenier, në këto çaste është parë nga gazetartët e TV Arbëria, duke u futur në zyre të Qeverisë së Kosovës. Kohët e fundit raportet ndërmjet kryeministrit Albin Kurtit, dhe Shteteve të Bashkuara janë tensionuar dukshëm për shkak të vendimit të BQK-së, për ndalimin dinarit serb në komunat e banuara nga ky komunitet.

Një sërë zyrtarësh amerikanë, me theks të veçantë ndihmës sekretarit Amerikan të Shtetit James O’Brien, në një intervistë dhënë për Zërin e Amerikës, u shpreh si kurrë më parë ndaj Qeverisë së Kosovës, lidhur me vendimin në fjalë. Për më tepër J. O’Brien, pohoi se“qeveria e Kosovës e ka vënë në pikëpyetje partneritetin me Shtetet e Bashkuara, dhe se nuk bëjë kërcënime të vagëta në publik.

“Unë do të thoja, që nëse ne nuk trajtohemi si partner, edhe ne nuk do ta trajtojmë qeverinë e Kosovës si partnere”.

Për më tepër, shumë nga këta zyrtarë e kishin quajtur këtë veprim të Prishtinës, si të njëanshëm dhe të ndërmarr pa konsultim të duhur dhe paraprak si me partnerët ndërkombëtarë ashtu dhe me banorët lokalë. Madje, ata e akuzuan pushtetin në Kosovë se në këtë mënyrë po i kontribon shtimit të tensioneve etnike.

Ndërkohë një sërë zyrtarësh të Qeverisë së Kosovës, i relativizuan këto kritika duke deklaruar se partneriteti ndërmjet dy shteteve nuk ka pësuar krisje. Në anën tjetër i pari i Qeverisë së Kosovës, Albin Kurti u shpreh se “Raportet me SHBA-në janë në nivelin e duhur, por ka gjëra që nuk pajtohen ndërmjet vete”.

Kurse pak ditë më parë, për ta demantuar këtë interpretim paralel të pushtetit në Kosovë, në një interviste para Ambasadës Amerikane, përfaqësuesi i Uashingtonit në vendin tonë, kishte deklaruar se nuk janë të vërteta zërat se nuk janë tendosur raportet. Madje, ai në formë të një pyetje ishte shprehur , se “a dini çka do të thotë të flas ashtu sic ka folur James O’Brein?”

Mbetet të shihet se cila është arsyeja e kësaj vizite të Hovenier-it në Qeverinë e Kosovës?