Ambasadori i Mbretësisë së Bashkuar në Kosovë, Jonathan Hargreaves, ka vizituar ushtarët britanikë të KFOR’it që kanë qenë duke patrulluar në veri të Kosovës.
Hargreaves ka thënë se Mbretëria e Bashkuar qëndron pranë Kosovës në përpjekjet për t’u siguruar që infrastruktura kritike të jetë e mbrojtur dhe që kryesit e sulmit në kanalin e Ibër Lepencit të japin llogari.
“Mbretëria e Bashkuar qëndron pranë Kosovës në përpjekjet për t’u siguruar që infrastruktura kritike të jetë e mbrojtur dhe që kryesit të sillen para drejtësisë. Vizitova sot ushtarët e Mbretërisë së Bashkaur që kanë qenë duke patrulluar në në veri të Kosovës si pjesë e Forcës së NATO-s në Kosovë – në përpjekjet e vazhdueshme për të mbështetur mandatin e KFOR-it për një mjedis të qetë dhe të sigurt në të gjithë Kosovën”, ka shkruar Hargreaves. Ai ka publikuar edhe disa fotografi nga vizita.
“Jam me bashkëjetuesin”, vrasja e shqiptares në Greqi, publikohen mesazhet që autori i dërgoi nga telefoni i saj
Për këtë sulm, Presidentja Vjosa Osmani dhe Kryeministri Albin Kurti kanë akuzuar Serbinë.