Skip to main content

Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Kryesore > Ambasadori francez i shkon në zyrë kryeprokurorit Isufaj

Ambasadori francez i shkon në zyrë kryeprokurorit Isufaj

Ambasadori francez, Olivier Guerot, ka qëndruar sot për vizitë në Prokurorinë Speciale të Kosovës.

Bëhet e ditur se ai është takuar me Kryeprokurorin, Blerim Isufaj.

Sipas njoftimit, përgjatë takimit u diskutua për forcimin e sundimit të Ligjit në Kosovë.

“Konkretisht në këtë takim u diskutua për thellimin e bashkëpunimit në mes Prokurorisë Speciale dhe shtetit të Francës, përmes Ambasadës Franceze në Prishtinë, si dhe për mbështetjen e këtij shteti në ruajtën e pavarësisë institucionale”, thuhet tutje.