Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Lajme > Situata në veri, Ambasadori amerikan i shkon në zyrë Kurtit

Situata në veri, Ambasadori amerikan i shkon në zyrë Kurtit

Ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Kosovë, Jeffrey Hovenier, është parë duke hyrë në zyrën e kryeministrit Albin Kurti.

Situata në veriun e vendit është përkeqësuar ditëve të fundit me vendosjen e barrikadave në atë pjesë të vendit, e për këtë situatë Kurtit gjatë këtyre ditëve i janë shtuar vizitat.

Ndryshe, kryeministri Albin Kurti ka folur lidhur me situatën në veri për prestigjiozen britanike “The Guardian”, ku ka thënë se barrikadat s’mund të tolerohen edhe shumë gjatë, por se heqja e tyre mund të shkaktojë viktima.

Ai ka shtuar se edhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe Bashkimi Evropian janë të një mendje për heqjen e barrikadave, por se edhe ata janë të shqetësuar se si do të përdoret kjo situatë.

“Shqetësimi ynë [është] se heqja e këtyre barrikadave nuk mund të përjashtojë viktimat. Dhe kjo është arsyeja pse ne duam të jemi sa më të kujdesshëm për t’u siguruar që nuk do të ketë destabilizim dhe se paqja e siguria të jenë në vend. Megjithatë, këtë shkelje të ligjshmërisë dhe kushtetutshmërisë nuk mund ta lejojmë përjetë. Pra, po, kjo duhet të përfundojë, sa më shpejt aq më mirë. BE-SHBA të gjitha pajtohen që barrikadat duhet të hiqen”, ka thënë Kurti.   /TV Arbëria

Powered by WordPress