Ambasadori amerikan, Jeffrey Hovenier, do të dalë në konferencë për media sot.
Hovenier do ta bëjë adresimin e tij në ora 15:00 para ambasadës amerikane në Kosovë.
Nuk dihet ende se për çfarë do të flasë ai, mirëpo çështja më e përfolur së fundmi ka qenë çështja e moslejimit të përdorimit të valutave të tjera përpos euros nga Banka Qendrore e Kosovës.
Shtetet e Bashkuara të Amerikës kishin kërkuar që të shtyhej ky vendim për moslejimin e dinarit deri sa të ketë informata të mjaftueshme për qytetarët që deri tash e kanë përdorur këtë valutë.
/TV Arbëria