Ambasadorët e vendeve të QUINT-it i kanë shkuar sot në zyrën e Kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti.
Burimet e TV Arbëria tregojnë se gjatë takimit është diskutuar për rregulloren e re të Bankës Qendrore të Kosovës që e lejon si valutë të vetme vetëm euron dhe largon dinarin.
“Bëhet fjalë për një takim me të gjithë ambasadorët e akredituar në Kosovë gjatë të cilit është diskutuar rreth zhvillimeve aktuale me theks te rregullorja e Bankës Qendrore”, ka thënë ky burim nga TV Arbëria