Skip to main content

Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Kryesore > Ambasada e SHBA-së në Prishtinë me mesazh për Qeverinë dhe Kuvendin teksa 6 tetori për Presidentin afron

Ambasada e SHBA-së në Prishtinë me mesazh për Qeverinë dhe Kuvendin teksa 6 tetori për Presidentin afron

Ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës ka dalë sot me një mesazh teksa po afrohet edhe 6 tetori, afati i fundit për zgjedhjen e presidentit të ri, hap ky që do të shmangte edhe zgjedhjet e reja, shkruan Gazeta Express.

Në njoftim të publikuar sot në mëngjes, Ambasada e SHBA-së potencon se mezi pret të punojë me Qeverinë dhe Kuvendin e Kosovës për të avancuar prioritetet e përbashkëta, përfshirë paqen rajonale, stabilitetin dhe përparimin e përbashkët.

“Ambasada e SHBA-së pret me kënaqësi të bashkëpunojë me qeverinë dhe kuvendin për të çuar përpara prioritetet e përbashkëta, përfshirë paqen rajonale, stabilitetin dhe prosperitetin e ndërsjellë”, thuhet në mesazh.