Ambasada e Shteteve të Bashkuara në Kosovë ka organizuar pritje për nder të 15-vjetorit të pavarësisë së Kosovës.
Ambasadori Jeff Hovenier publikoi disa foto ku shihet edhe presidentja Vjosa Osmani si dhe kryeministri Albin Kurti së bashku me disa ministra.
Orkestra e Forcave Ajrore të SHBA-së në Evropë ishte kujdesur për muzikën, ndërsa vetë ambasadori la të kuptohet se edhe kishte kënduar.
“Këtë mbrëmje, ne festuam Ditën e Pavarësisë së Kosovës në Ambasadën Amerikane në Prishtinë, me një pritje dhe performancë nga Orkestra e Forcave Ajrore të SHBA-së në Evropë, dhe unë, pata edhe rastin që të ngjitem në skenë për pak! Urime 15-vjetorin e pavarësisë Kosovës”, shkroi Hovenier.