Ambasada e Italisë në Kosovë ka uruar të gjithë besimtarët myslimanë me rastin e festës së Fiter Bajramit.
Ajo në një postim në rrjetin social X ka shkruar urimin në gjuhën angleze dhe e ka përmbyllur në gjuhën shqipe.
“Gëzuar Bajramin të gjithëve që festojnë në Kosovë, Itali dhe më gjerë! Ju uroj gëzim, paqe dhe lumturi në këtë ditë të veçantë
Me fat Bajrami!”