Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Lajme > Ambasada e Italisë: Sulmet ndaj Policisë së Kosovës dhe EULEX-it s’kanë justifikime, i dënojmë ashpër

Ambasada e Italisë: Sulmet ndaj Policisë së Kosovës dhe EULEX-it s’kanë justifikime, i dënojmë ashpër

Në lidhje me zhvillimet e fundit në veriun e Kosovës dhe sulmet ndaj Policisë së Kosovës dhe atyre të EULEX-it, që kanë ndodhur në orët e fundit, ka reaguar edhe Ambasada e Italisë në Kosovë.

Ata i kanë dënuar ashpër këto sulme duke thënë se nuk justifikohen në asnjë mënyrë dhe si të tilla janë të dënueshme.

“Sulmet ndaj Policisë së Kosovës dhe personelit të sigurisë së bashkësisë ndërkombëtare nuk kanë fare justifikime. Ne i dënojmë këto akte në termat më të ashpër.”, thuhet në reagimin e Ambasadës së Italisë në Kosovë.

Ndryshe, mëngjesin e së dielës, EULEX-i konfirmoi se mbrëmë në afërsi të Rudares, është hedhur një granatë qorientuese në një patrullë zbuluese të EULEX-it, por që për fat të mirë nuk ka pasur të lënduar.  /TV Arbëria

Powered by WordPress