Skip to main content

Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Kryesore > Ambasada e Italisë: Mbështesim plotësisht KFOR-in për ndërhyrjen e djeshme, veproi brenda mandatit

Ambasada e Italisë: Mbështesim plotësisht KFOR-in për ndërhyrjen e djeshme, veproi brenda mandatit

Ambasada e Italisë në Kosovë ka thënë se shpreh mbështetjen e saj të plotë për Misionin e KFOR-it dhe për Komandantin e KFOR-it, i cili veproi brenda kufijve të mandatit të tij, në dritën e rrethanave që bën të nevojshme ndërhyrjen e djeshme të ekipit për arsye humanitare. 

Reagimi i këtij misioni diplomatik vjen pas ndërhyrjes së djeshme të KFOR-it në misionin e kërkimit të trupit të pajetë të Rrahim Latifiit, i cili u hodh në ujë nga ura e Lumit Ibër dhe narrativa e krijuar nga Vetëvendosja se FSK po shkon për herë të parë në veri.

“Prandaj, Ambasada përsërit vlerësimin e saj të plotë për rolin pozitiv të luajtur prej kohësh nga misioni i KFOR-it në Kosovë.”, thuhet në njoftim.

Ndryshe, dje VV politizoi këtë rast humanitar, teksa eksponentë të saj publikonin shkrime si ‘FSK për herë të parë në veri’.