Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Featured > Ambasada amerikane jep detaje për takimin Kasanof-Osmani: Diskutuan për veprimet e pakoordinuara në veri

Ambasada amerikane jep detaje për takimin Kasanof-Osmani: Diskutuan për veprimet e pakoordinuara në veri

Ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Kosovës përmes një njoftimi, ka dhënë detaje të tjera për takimin e presidentes Vjosa Osmani me ndihmës Ndihmës Sekretarin e Shtetit të SHBA-ve, Alexander Kasanof.

Në këtë reagime, ndër të tjera ambasada amerikane ka thënë se Qeveria e Kosovës ka ndërmarrë dje një aksion pa u konsultuar me bashkësinë ndërkombëtare.

“Në Forumin GlobSec të Pragës sot DAS Alexander Kasanof dhe Presidenti Vjosa Osmani diskutuan për një numër çështjesh kyçe, përfshirë veprimet e pakoordinuara të së premtes nga Qeveria e Kosovës dhe rëndësinë e konsultimit me bashkësinë ndërkombëtare. Ne vlerësojmë përkushtimin e presidentes Osmani për koordinim të tillë, i cili është thelbësor për të avancuar trajektoren evropiane dhe euroatlantike të Kosovës dhe për të arritur stabilitetin rajonal, normalizimin dhe integrimin ekonomik. ShBA mbetet e përkushtuar për një Kosovë sovrane, multietnike, demokratike”, thuhet në reagimin e ambasadës amerikane.

Powered by WordPress