Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Lajme > Ambasada Amerikane e gatshme për takimin për Asociacionin

Ambasada Amerikane e gatshme për takimin për Asociacionin

Ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës sot do të mbajë diskutim, në të cilin do të diskutohet çështja e Asociacionit të komunave me shumicë serbe.

Ambasada ka publikuar një fotografi të sallës, ku pritet të mbahet takimi.

“Sot në mëngjes, Ambasada e SHBA-së në Prishtinë do të mbajë një takim për Asociacionin e Komunave me shumicë Serbe (ASM) në Kosovë. Ne mezi presim të dëgjojmë perspektiva të menduara nga një grup i ndryshëm liderësh të shoqërisë civile, zyrtarë qeveritarë dhe liderë politikë.”, është shkruar në postimin e ambasadës në Twitter.

Ambasada amerikane në Prishtinë ka thënë mbrëmë se Zyra e presidentes Vjosa Osmani dhe ajo e kryeministrit Albin Kurti kanë konfirmuar pjesëmarrjen në diskutim.

/TV Arbëria