Skip to main content

Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Lajme > Alush Gashi në konventën e demokratëve, LDK: Angazhohemi për marrëdhënie të mira me dy partitë e mëdha amerikane

Alush Gashi në konventën e demokratëve, LDK: Angazhohemi për marrëdhënie të mira me dy partitë e mëdha amerikane

 

Lidhja Demokratike e Kosovës ka shkruar se Alush Gashi po e përfaqëson LDK’në në Komventën e Partisë Demokratike në Çikago të SHBA’së.

“I deleguar nga Kryetari Abdixhiku, prof. Alush Gashi po e përfaqëson Lidhjen Demokratike të Kosovës në Konventën e Partisë Demokratike në Çikago të SHBA-ve.”

LDK ka thënë se Gashi do të qëndrojë për katër ditë të punimeve të Konventës, ku pritet konfirmimi i Kamala Harris si kandidate e demokratëve për presidente.

“Prof. Gashi, do të qëndrojë për katër ditët e punimeve të Konventës, ku pritet konfirmimi i kandidates për President nga radhët e demokratëve znj. Kamala Harris.”

LDK ka thënë se do të angazhohet për marrëdhënie të mira me të dy partitë amerikane.

“LDK angazhohet për marrëdhënie të mira me të dy partitë e mëdha amerikane, si faktor e kontributdhënës historik në kauzën tonë për liri, pavarësi e demokraci.”