Skip to main content

Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Kryesore > Altin Krasniqi viziton babën e tij pas vendimit të Speciales: Janë krenarë e të fortë, ky s’është dënim për ta por për popullin

Altin Krasniqi viziton babën e tij pas vendimit të Speciales: Janë krenarë e të fortë, ky s’është dënim për ta por për popullin

Altin Krasniqi, djali i Jakup Krasniqi, ka njoftuar se ka vizituar këtë të fundit, pas vendimit të gjykatës speciale sot, ku Jakup Krasniqi, u dënua me 25 vjet burg.

Altini, në postimin e tij ka thënë se, babai i tij, falënderon secilin shqiptar për mbështetjen që i është dhënë luftës së drejtë të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, dhe se, ish-krerët, janë janë të fortë, krenarë dhe me ndërgjegje të pastër për veprimtarinë e tyre.

Postimi:

Sapo përfundova vizitën me babin.

Ai falënderon secilin shqiptar për mbështetjen që i është dhënë luftës së drejtë të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

Ata janë të fortë, krenarë dhe me ndërgjegje të pastër për veprimtarinë e tyre. Ky nuk është dënim për ta, sepse fitoren e tyre e kanë fituar në qershor të vitit 1999 dhe më 17.02.2008.

Ky është një dënim për popullin dhe shtetin e Kosovës.

UÇK-ja është dhe do të mbetet krenaria jonë.