Alma Cooper është shpallur “Miss America” gjatë ceremonisë së edicionit të 73-të.
Ajo do të përfaqësojë Shtetet e Bashkuara të Amerikës në konkursin “Miss Universe 2024”, i cili do të mbahet në nëntor.
Connor Perry dhe Danika Christopherson gjithashtu u renditën në vend të dytë dhe të tretë.
Alma është një oficere 22-vjeçare në ushtrinë amerikane dhe studente në Universitetin Stanford.
“Si bijë e punëtorëve migrantë, një grua krenare afro-latine dhe një oficere në Ushtrinë e Shteteve të Bashkuara, unë po jetoj ëndrrën amerikane”, tha ajo.
“Kam dashur të eci në skenë si Miss ShBA që kur isha e vogël. Kuptova se aftësitë e mia dhe ky komunitet, dashuria dhe mbështetja – arritën të më bëjnë një kandidate më të mirë”, shtoi ajo.
Alma fitoi titullin Miss ShBA pas tërheqjes së Noelia Voigt. Në maj, ajo tha se hoqi dorë nga titulli për shkak të problemeve me shëndetin mendor.
“Miss America” tashmë ka ndezur polemika mbi trajtimin e konkurrenteve, por këto janë mohuar.
Dy ditë më vonë, UmaSofia Srivastava gjithashtu hoqi dorë nga titulli i saj. Stephanie Skinner bëri të njëjtën gjë.
Gjithashtu, ka dhënë dorëheqjen drejtoresha e rrjeteve sociale, Claudia Michelle.