Blog Post

Arbëria TV > Sport > Alketa Rama nënshkruan kontratë profesionale me Zurichun

Alketa Rama nënshkruan kontratë profesionale me Zurichun

Klubi i futbollit të femrave, Zurich ka njoftuar se Alketa Rama ka nënshkruar kontratë profesionale me klubin.

Rama, 20-vjeçare ka nënshkruar kontratën, që e mbanë në klub deri në vitin 2027, shkruan “Gazeta Express”.

Sulmuesja Rama i ishte bashkuar Zurichut në vitin 2016, si 13-vjeçare, derisa që atëherë ka kaluar në çdo grupmoshë të klubit, deri te ekipi i parë.

Aty, para disa ditësh, Rama debutoi me ekipin e parë, madje duke shënuar një gol në fitoren prej 5-1 ndaj Thun.

Alketa Rama është vajza e legjendës së futbollit zviceran, Milaim Rama, derisa ajo ka zgjedhur të përfaqësojë Kosovën, për të cilën kombëtare ka dy ndeshje të luajtura.

Ajo shihet si një pasuri për Dardanet, ndërsa familja Rama gjithsesi se është e lumtur dhe krenare me arritjet e Alketës./GazetaExpress/