Blog Post

Arbëria TV > Lajme > Aliu: Shmangni kalimet në rrugët me ujë, respektoni rregullat e qarkullimit rrugor

Aliu: Shmangni kalimet në rrugët me ujë, respektoni rregullat e qarkullimit rrugor

Ministri i Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës, Liburn Aliu, sot ka bërë të ditur se është pastruar rruga në Zubq, ku dje ka pasur shembje të dheut.

Aliu u ka bërë thirrje qytetarëve që të kenë kujdes të shtuar ditëve në vijim, të shmangin kalimet në rrugët me prezencë uji, e të respektojnë rregullat e qarkullimit rrugor.

“Jemi në rrugën Mitrovicë – Zubin Potok, përkatësisht në fshatin Zubq ku dje ka pasur shembje të dheut, e që sot menjëherë është pastruar. Kompania përgjegjëse e kontraktuar nga MMPHI, ka dalur në terren me ç’rast janë marrë të gjitha masat për zhbllokimin e këtij aksi rrugor, normalizimin e qarkullimit rrugor dhe garantimin e sigurisë për drejtuesit e automjeteve. Lusim qytetarët për kujdes më të shtuar në orët e ditët në vijim, të shmangin kalimet në rrugët me prezencë uji, e të respektojnë rregullat e qarkullimit rrugor.”, ka shkruar Aliu në Facebook.

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës, sot ka informuar se situata e përgjithshme hidrometeorologjike në pjesën më të madhe të vendit ditëve të fundit është përkeqësuar si pasojë e reshjeve intensive të shiut, sidomos në disa pjesë të vendit.
Sipas IHMK-së, situata më e rënduar është në pjesën perëndimore, veriperëndimore dhe veriore të vendit.

Instituti ka bërë të ditur se reshjet e shiut me intensitet të ndryshur, pritet të vazhdojnë edhe gjatë ditëve në vazhdim, deri më 25 janar, duke u bazar në situatën e vështirërsuar hidrologjike, ku lumenjtë kanë dalur prej shtetërve të tyre, duke shkaktuar përmbytje.

Ndryshe, si pasojë e reshjeve të dendura të shiut, dje janë shkaktuar vërshime në disa komuna të Kosovës, si Pejë, Mitrovicë, Istog, Podujevë, Skenderaj.

/TV Arbëria