Kryetari i Asociacionit të Komunave të Kosovës, Agim Aliu, ka reaguar ndaj aktit të dhunës kundrejt kryetarit të Pejës, Gazmend Muhaxheri.
Aliu ka dënuar ashpër këtë akt dhune, teksa e vlerësoi këtë veprim si akt të shëmtuar, që është kundër rendit demokratik.
“I papranueshëm, i shëmtuar, kundër rendit demokratik e të zgjedhurit të qytetarëve është akti i dhunës sot ndaj kryetarit të Komunës së Pejës, Gazmend Muhaxheri. Dënoj ashpër këtë akt dhune dhe kërkoj nga organet kompetente të zbardhin rastin e të vënë para drejtësisë, kryesin e këtij akti të shëmtuar e kriminal, duke i dhënë dënimin e merituar”, ka shkruar Aliu në Facebook.