Skip to main content

Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Featured > Aliu-Ahmeti: Fëmijëve s’u kërkohet asnjë dokument identifikimi për shitjen e ‘vape’, qasja s’duhet të lejohet për ata nën 18 vjet

Aliu-Ahmeti: Fëmijëve s’u kërkohet asnjë dokument identifikimi për shitjen e ‘vape’, qasja s’duhet të lejohet për ata nën 18 vjet

Blerta Aliu-Ahmeti, drejtoreshë e Iniciativës për Fuqizimin e Edukimit në Kosovë ka qenë mysafirja e radhës e ftuar në emisionin Përtej Tregimit me Valentina Ahmetin.

Aliu-Ahmeti ka thënë se fëmijët shumë lehtësisht, pa asnjë dokument identifikimi arrijnë të blejnë cigare elektronike ‘vape’.

“Sa i përket pjesës së vape’it po flas, pjesa ma e madhe në mënyrën qysh na kanë tregu fëmijët, pa asnjë dokument identifikimi e kanë shumë të lehtë me ble. Kështu që është shumë e vërtetë edhe mendoj që ne si shoqëri civile por krejt bashkë. Edhe institucionet, edhe këshilli i prindërve duhet me bo diçka ma shumë që bashkë me institucionet me punu në këtë drejtim”, ka thënë Aliu-Ahmeti në TV Arbëria.

Ajo ka deklaruar se fëmijëve nën moshën 18-vjeçare nuk duhet t’u shitet ky produkt.

“Fëmijët, së pari qasjen nuk mund ta kenë nën moshën 18-vjeç ta marrin dhe ta blejnë këtë produkt…Ky produkt tani po konsumohet edhe në ambiente shkollore. Tash imagjino ne si prindë çfarë shqetësimi mundemi me pasë”, ka shtuar Aliu-Ahmeti.