Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Politika > Alibeaj akuzon Ramën e Berishën: Shqiptarët po ikin prej korrupsionit

Alibeaj akuzon Ramën e Berishën: Shqiptarët po ikin prej korrupsionit

Kryetari i deleguar i Partisë Demokratike të Shqipërisë, Enkeljd Alibeaj, nuk ka kursyer kritikat ndaj kryeministrit të Shqipërisë, Edi Rama si dhe drejtuesve të Koalicionit “Bashkë fitojmë”, Ilir Metës dhe Sali Berishës.

Gjatë një takimi elektoral në mbështetje të kandidatëve për Këshillin Bashkiak të Pogradecit, Alibeaj deklaroi se shqiptarët nuk janë popull nomad por duhet të qëndrojnë në Shqipëri.

Sipas tij, jetesa e shqiptarëve është vështirësuar për shkak të korrupsioni të Ramës dhe Berishës.

“Shqiptarët nuk janë popull nomad, marrin trastat dhe të ikim, jo. Duhet që shqiptarët të rrinë këtu, të kenë një alternativë, të kenë një mundësi të besueshme. Dhe që ta bëjmë këtë, ne nuk duhet të pranojmë asnjë nga simptomat e Ramës, por që i ka veshur edhe Berisha. I korruptuar Rama, i korruptuar Berisha. Kjo është e vërteta, në 2013-ën pse ramë ne nga qeveria? Këtu kemi qenë të gjithë. Ramë nga qeverisja se në 2009-ën kur Sali Berisha beri aleancë me Ilir Metajn, qeverisja jonë mori poshtë e më poshtë. Virusi i korrupsionit i futur në qeverisjen tonë në atë kohë, u bë një rrugë që filloi të ndiqej edhe nga njerëzit tanë”, deklaroi Alibeaj.

Aliebaj deklaroi se Partia Demokratike sot është e përçarë për shkak të Sali Berishës. Sipas tij, PD i ka dhënë shumë Berishës, porse ky i fundit është i pangopur.

“Dhe faji ka një emër. Faji është i qartë dhe i identifikuar. Faji është po, përgjegjësi është Sali Berisha. Sali Berisha dhe mentaliteti që ai mbart me vete. Fenomeni me të cilin e ka nxjerr në pah në këto 2 vite, por mesa duket ka qenë një fenomen në letargji brenda Partisë Demokratike që ne demokratët gjatë gjithë kohës e kanë ndjerë, e kanë përjetuar. Por që në këto 2 vite nxori kokë dhe doli në pah. Dhe cili është ky fenomen? Fenomeni sipas së cilit partia është e imja, lind me mua e vdes politikisht me mua, kur mua më vjen fundi”, tha Alibeaj.

Në Shqipëri, kjo është java e fundit e fushatës elektorale për zgjedhje vendore që do të mbahen të dielën më 14 maj.

Gara për 14 majin do të jetë kryesisht mes Partisë Socialiste te Shqipërisë së Edi Ramës dhe Koalicionit “Bashkë fitojmë” të Sali Berishës dhe Ilir Metës të cilët kanë kandidatët e tyre në çdo bashki.

Ndërsa, Partia Demokratike e Shqipërisë, e përfaqësuar nga kryetari i komanduar, Enkelejd Alibeaj, gjithashtu do të jetë në garë në disa bashki.

/TV Arbëria

Powered by WordPress