Skip to main content

Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Kryesore > Ali Sefaj: OVL-ja është trashëgimtare e UÇK-së, askush s’mund të jetë më i madh se ajo

Ali Sefaj: OVL-ja është trashëgimtare e UÇK-së, askush s’mund të jetë më i madh se ajo

Ali Sefaj, përmes një postimi në rrjetet sociale, ka bërë të qartë se Organizata e Veteranëve të Luftës (OVL) është trashëgimtare e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK) dhe se asnjë individ apo familje nuk mund të qëndrojë mbi të.

Ai theksoi se shumë familje janë rritur dhe kanë fituar status heronjsh falë luftës së UÇK-së për liri, duke përmendur se pa këtë kontribut, heronjtë si Shaban Polluzha do të harroheshin. Sefaj vuri në dukje se familjet e dëshmorëve janë emblematike, por janë veteranët ata që përmbyllën luftën dhe realizuan amanetin për çlirimin e Kosovës.

“Më të mëdhenj se UÇK-ja, dhe më UÇK se vetë veteranët, nuk mund të jetë asnjë familje e veçantë, pavarësisht kontributit dhe sakrificave të tyre,” shkroi ai. Në përfundim, Sefaj nënvizoi se vetëm OVL-UÇK përfaqëson veteranët dhe trashëgon misionin e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

“OVL-ja është trashëgimtare e UÇK-së dhe veteranët janë vetë UÇK-ja, jo dikush tjetër,” theksoi ai.