Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Lajme > Arbëria > Ali Ahmeti ‘mbron’ Edi Ramën, ‘godet’ Albin Kurtin

Ali Ahmeti ‘mbron’ Edi Ramën, ‘godet’ Albin Kurtin

Kryetari i BDI-së Ali Ahmeti, në “Top Story” tha se kryeministri i Kosovës Albin Kurti po ndërhyn në punët e brendshme të shqiptarëve në Maqedoninë e Veriut. Ndërsa nga ana tjetër lavdëroi qëndrimin e kryeministrit të Shqipërisë Edi Rama, duke thënë se ai ka punuar për t’i bashkuar partitë shqiptare.

Ahmeti tha se Kurti ka ndërhyrë në zgjedhjet presidenciale në Maqedoni, ndërsa “pyeti pse Kurti nuk reagon për ndërhyrjet e Vuçiqit”.

“Unë e kam thënë dhe e përsëris Edi Ramës si kryeministër i Shqipërisë ka diskutuar shumë hapur në Bruksel për anëtarësimin e Shqipërisë në BE, Edi ka qenë i zëshëm. Edi Rama nuk ka ndërhyrë në punët e brendshme të organizmit politik në Maqedoni, ka bërë përpjekje për t’i afruar partitë në Maqedoni, unë jam falënderues, mirënjohës për këtë qasje”.

“Ndërsa Albin Kurti ka pasur raste kur ka ndërhyrë, p.sh në zgjedhjet presidenciale zotri Kurti mbajti anë, doli në përkrahje të një pjese të partive politike në Maqedoni, edhe pse kishim marrëveshje në zgjedhjet presidenciale për president konsensual, që ishte Stevo Pendarovski atë kohë, pra para pesë viteve. Këtë e kemi bërë për të shprehur patriotizëm, as emocion, jemi dakorduar me Pendarovskin me partinë Lidhja Social Demokrate, i kemi dhënë përkrahje, mund të bëjë një lojë një teatër, por e dimë që në fund nuk ka fitues”, tha Ahmeti.

Ndërsa i pyetur se a do të kishte mendim tjetër nëse Kurti do të përkrahte partinë e tij, Ahmeti tha se “nuk ka kërkuar mbështetje nga Shqipëria dhe Kosova”.

“Nuk kam kërkuar mbështetje nga Shqipëria dhe Kosova, kam pasur kontakt me të gjitha partitë, por në radhë të parë me shtetin”, tha Ahmeti.

 

 

Powered by WordPress