Përzgjedhja e jurisë është planifikuar të fillojë të martën për gjyqin për vrasjen e kinematografes Halyna Hutchins, e cila u qëllua në xhirimet e filmit “Rust” në vitin 2021.
Për këtë është i akuzuar edhe aktori Alec Baldëin, i cili ishte asokohe në xhirime.
66-vjeçari, i cili ishte gjithashtu producent në film, u padit për vrasje të pavullnetshme në lidhje me vdekjen e Hutchins në fillim të këtij viti, pasi prokurorët hoqën më parë akuzën. Ai u deklarua i pafajshëm.
Përzgjedhja e jurisë pritet të zgjasë një ditë, me gjykimin e caktuar deri më 19 korrik.
Baldwin ka pohuar se ai nuk e ka tërhequr këmbëzën e armës së zjarrit, megjithëse raporti mjeko-ligjor i FBI-së përcaktoi se arma nuk mund të ishte shkrepur pa e tërhequr këmbëzën.
Prokurorët po kërkonin të argumentonin gjatë gjyqit se Alec mbante përgjegjësinë si producent për kushtet e pasigurta në shesh.
Megjithatë, gjykatësja Mary Marloee Sommers vendosi kundër prokurorëve gjatë një seance dëgjimore të provave të hënën.
Prokurorja Erlinda Ocampo Johnson, ndërkohë, tha se ishte e rëndësishme t’i demonstrohej jurisë se si producent Baldwin ishte “i vetëdijshëm për detyrimet e tij të sigurisë” dhe “ka fuqinë për të kontrolluar sigurinë në xhirime”.
Në këtë mes mbeti i plagosur edhe regjisori Joel Souza.