Arsyet pse Krahu i Luftës dhe LDK s’po mund ta bindin asesi qytetarin ta votojë shtratin e shtruar nga Rugova e Thaçi të aleancës me Amerikën, është se këta dy krahë politikë mbrojtjen e kësaj aleance ua kanë lënë në duar disa cipiripave politikë e mediatikë që e iritojnë qytetarin ende pa folur.
Prandaj, qytetari i Kosovës në këto vitet e fundit po voton kundër Amerikës, sepse po thotë: “nëse paska mbetur amerikanizmi në duar të këtyre cipiripëve, atëherë dreqi mos e lashtë pa e hëngër.”
Dhe rezultati po dihet: shumica e Kosovës dhe diasporës po votojnë kundër interesave strategjike të Kosovës, sepse u ka ardhur si duket te hunda me këta cipiripa. E sa më gjatë që këta cipiripa të Krahut të Luftës dhe LDK-së do ta promovojnë Aleancën me Amerikën, qytetarët tanë në Kosovë e diasporë mjerisht do të bëhen gjithnjë e më antiamerikanë dhe kjo do të jetë katastrofale për të ardhmen e Kosovës.
Prandaj, si Krahu i Luftës ashtu edhe LDK, nëse duan ta shpëtojnë vendin nga ky antiamerikanizëm në rritje, duhet që sa më shpejtë që të jetë e mundur të bëjnë reforma të sinqerta e të shpejta partiake, përndryshe tatëpjeta (teposhtëzja) po na pret si shtet. Qofsha i gabuar!