Skip to main content

Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Kryesore > Aleanca: Deputetët e VV-së s’e kanë lirinë e fjalës

Aleanca: Deputetët e VV-së s’e kanë lirinë e fjalës

Deputetët dhe anëtarët e Aleancës kanë realizuar sot një aksion para Kuvendit të Kosovës.

Të njëjtit kanë publikuar fotografi të deputetëve të Vetëvendosjes dhe kreut të saj, me mbishkrimin “Free Xhelal Sveçla, Kurti-Dejona” e të tjera.

Deputeti i Aleancës, Burim Ramadani bashkë me të rinjtë e kësaj partie, kanë mbajtur një aksion para Kuvendit të Kosovës.

Para mediave, Ramadani deklaroi se deputetët e Vetëvendosjes janë të kapur, siç e quajti ai, nga “regjimi Kurti-Dejona”.