Albumi i ri i Taylor Swift, The Tortured Poets Department, ka thyer rekord në Spotify në një ditë të vetme, tha platforma.
Swift, sensacioni i popit, u bë gjithashtu artistja më e transmetuar në një ditë të vetme.
Albumi i saj i shumëpritur nga fansat u publikua të premten.
Ai përmban 31 këngë në të cilat megaylli tregon dhimbjen e zemrës dhe duket se e drejton zemërimin te ish-partnerët.
16 këngët e para u publikuan siç ishte planifikuar në orën 5 të mëngjesit në Mbretërinë e Bashkuar, por vetëm pak orë më vonë, u publikuan 15 këngë të tjera.
Swift tha se albumi ishte një antologji e veprave të reja që pasqyronin “ngjarje, opinione dhe ndjenja nga një moment kalimtar dhe fatalist në kohë – një moment që ishte edhe sensacional dhe pikëllues në të njëjtën masë”.
/TV Arbëria