Blog Post

Arbëria TV > Lajme > Albulena Haxhiu suspendon përmbaruesin Ilir Mulhaxha

Albulena Haxhiu suspendon përmbaruesin Ilir Mulhaxha

Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, ka bërë të ditur se ka marrë vendim për suspendimin e përmbaruesit privat Ilir Mulhaxha.

Sipas saj, ky vendim është marrë pas kërkesës së AKP-së për inicimin e procedurës disiplinore ndaj përmbaruesit privat, mbi bazën e shkeljeve ligjore të pretenduar.

“Andaj, për t’u siguruar që procedura disiplinore zhvillohet pa pengesa dhe pa asnjë ndikim, kam marrë vendim siç përcaktohet në diapozitiv”.

“Nuk mund të tolerojmë që mbi kurrizin e interesit të përgjithshëm të realizohen interesa të kundërligjshme personale”.

/TV Arbëria