Albion Rrahmani do të jetë futbollisti më i ri i Sparta Pragës.
Ekipi çek do të paguajë 5 milionë euro drejt Rapidit të Bukureshtit për shërbimet e sulmuesit kosovar.
Albion Rrahmani veçse është rrugës për në Çeki, transmeton Gazeta Express.
Sulmuesi kosovar u tha lamtumirë tifozëve dhe skuadrës së Rapidit të Bukureshtit, ku kaloi një vit dhe pati paraqitje fantastike.