Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Kryesore > Albin Kurti: “Veç kush s’i do fëmijët e familjen e vet nuk voton për Vetëvendosjen” – Kasolli: Kërkesa për adhurim të tillë nuk është e huaj për mentalitetin politik autoritar

Albin Kurti: “Veç kush s’i do fëmijët e familjen e vet nuk voton për Vetëvendosjen” – Kasolli: Kërkesa për adhurim të tillë nuk është e huaj për mentalitetin politik autoritar

Analisti Afrim Kasolli përmes një shkrimi në facebook ka reaguar pasi kryeministri deklaroi se “Veç kush s’i do fëmijët e familjen e vet nuk voton për Vetëvendosjen”. Kasolli ka thënë se kjo kërkesë nuk është e huaj per mentalitetin politik autoritar.

Kasolli thekson se pasi Kurti ka dështuar që politiksh ta kërkojë legjitimitetin, sipas tij nuk i ka mbetur tjetër vetëm t’i rikthehet sentimenteve intime me anti-politike të mundshme.

Postimi i tij i plotë:

Dashuria per liderin eshte parakusht per dashurine ndaj familjes dhe femijeve. Kerkesa per adhurim te tillë nuk eshte e huaj per mentalitetin politik autoritar. Sikur ajo qe e degjuam nga KM Kurti gjate nje tubimi elektoral, se kush nuk e done familjen dhe femijet e tij nuk i jep atij pushtet. Pasi ka deshtuar qe politikisht ta kerkoje legjitimitetin atehere nuk i ka mbetur rruge tjeter, vetem t’i rikthehet sentimenteve intime me anti-politike te mundshme. Ku shoqeria ndahet ne dy kampe, ndermjet dashurise ne njeren ane dhe urretjes ne anen tjeter. /TV Arbëria