Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti ka reaguar me një postim në rrjetin social “Facebook”, pas fitores së kombëtares dardane ndaj Qipros.
Kurti në postimin e tij ka përmendur edhe humbjen e Kosovës ndaj Rumanisë.
“4-0 kundër Qipros. Nga një gol për secilin gol të pranuar kundër Rumanisë dhe një më shumë për ata që besuan. Lojtarët tanë shkëqyen sonte!”, shkruajti Kurti.
Kosova triumfoi 4-0 në Qipro, me golat e shënuar nga Muriqi (dy herë) dhe Dellova e Rrahmani nga një.