Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Kryesore > “Albin Kurti është qytetari më i keq i kësaj shoqërie”/ Demhasaj: Ky është mentaliteti tiranist qeverisës i VV-së

“Albin Kurti është qytetari më i keq i kësaj shoqërie”/ Demhasaj: Ky është mentaliteti tiranist qeverisës i VV-së

Arton Demhasaj, kandidat i AAK-së për deputet, ka kritikuar kryeministrin Albin Kurti, për mos paraqitjen e tij për dëshmi në Prokurorisë Speciale.

Kjo, sipas tij tregon mentalitetin qeverisës të VV-së, mentalitet komunist, tiranist, autokratik, ku kryeministri duhet t’ia caktojë urdhrin Prokurorisë Speciale, se kur të shkojë ta intervistojë.

“Kjo tregon për mentalitetin e tyre qeverisës. Është puro mentalitet komunist, tiranist, autokratik, ku kryeministri duhet t’ia caktojë urdhrin Prokurorisë Speciale, se kur të shkojë ta intervistojë. Jo, ligjet i rregullojnë ndryshe, intervistat bëhen në Prokurori. Kur Prokuroria të fton në bazë të ligjit ti je i obliguar të shkosh në Prokurori, të japësh deklaratë, t’iu përgjigjet pyetjeve të Prokurorit i ka në lidhje me rastin në fjalë dhe kur kryeministri nuk i përgjigjet Prokurorisë Speciale, që prokurorët konsiderohen avokatë të shtetit”, shprehet ai.

Demhasaj kujton se Kurti thoshte më parë që xhipat e zi duhet t’i kenë gjyqtarët dhe prokurorët dhe jo politikanët, ndërsa tani nuk shkon për dëshmi kur është i ftuar.

“Kryeministri para një kohe kur deklaronte që xhipat e zi duhet t’i kenë gjyqtarët dhe prokurorët dhe jo politikanët, dhe tash e ka arritur komoditetin në xhipat e zi dhe nuk shkon të japë intervistë dhe kjo tregon për çfarë niveli po flasim”, vlerëson Demhasaj për Gazeta Blic.

Ai e quan Kurtin qytetarin dhe shembullin më të keq të një shoqërie.

“Imagjinoje, Albin Kurti është qytetari më i keq i kësaj shoqërie, shembulli më i keq për këtë shoqëri, kur të ftohesh nga prokuroria, pra në rast se Prokuroria Speciale fton kryeministrin dhe ai nuk paraqitet atje, atëherë qysh qytetarët e tjerë shkojnë kur i fton prokurori. Ai është qytetari më i keq”, deklaron Arton Demhasaj./gazetablic