Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Kryesore > Albin Kurti dështon ta thyejë rekordin e Vjosa Osmanit

Albin Kurti dështon ta thyejë rekordin e Vjosa Osmanit

Kryeministri i vendit, Albin Kurti nuk ka arritur ta thyejë rekordin e presidentes Vjosa Osmani me vota në zgjedhjet e sivjetme.

Sipas rezultateve preliminare, Kurti mori 222 mijë e 382 vota në këto zgjedhje.

Osmani vazhdon të mbesë personi më i votuar në historinë e Kosovës me 300 mijë e 756 në zgjedhjet e vitit 2021 kur garoi në një listë të përbashkët me Kurtin me një diferencë prej 78 mijë e 374 vota më shumë sesa që mori Kurti sivjet.