Albert Shabani ka reaguar me tone të ashpra pas zgjedhjes së Slavko Simiqit si anëtar i Komisionit për Siguri dhe Mbrojtje, duke e cilësuar këtë vendim si të papranueshëm.
Përmes një reagimi publik, Shabani ka shprehur indinjatën e tij duke thënë se është “e pabesueshme, por e vërtetë” që, sipas tij, një person të cilin e quan kriminel është vendosur në një prej komisioneve më të rëndësishme për sigurinë e vendit.
Ai ka ngritur shqetësime edhe për lidhjet e pretenduara të Simiqit me Milan Radojeçiqin, për të cilin tha se në vitin 2023 i shpalli luftë Republikës së Kosovës.
“Paramendo sa mund të angazhohet një kriminel për mbrojtjen dhe sigurinë tonë, kur është mik i Milan Radojeçiqit”, është shprehur Shabani.
Në fund të reagimit të tij, Albert Shabani ka drejtuar kritika ndaj Lëvizjes Vetëvendosje, duke e fajësuar atë për këtë zhvillim politik.