Albert Shabani ka deklaruar se do të angazhohet pa asnjë kusht në përkrahje të Partia Demokratike e Kosovës në zgjedhjet e ardhshme, duke theksuar se këtë e bën si qytetar i Republikës së Kosovës.
Ai ka pranuar se, sipas tij, ka pasur gabime në të kaluarën, por thekson se askush nuk është i pagabueshëm, përfshirë edhe vetë atë.
Shabani ka shtuar se shërbimi ndaj atdheut është prioriteti kryesor për të, ndërsa përqafimi i vlerave dhe idealeve kombëtare, sipas tij, është obligim moral dhe qytetar për secilin.
Në deklaratën e tij, ai ka shprehur mbështetje për një Kosovë ku, siç thotë ai, progresi dhe mirëqenia e qytetarëve vendosen në qendër të politikave shtetërore.